Shefi i diplomacisë së Serbisë thotë se, kur ka folur për fajësinë e (pa)vërtetuar e Slobodan Milosevicit në kontest të aktgjykimit të Radovan Karadzic-it, ka menduar, në të vërtetë, në fajësinë e Serbisë.
Në intervistën dhënë “Deutche Welle”, Dacic thotë se në aktgjykimin e Radovan Karadzic-it është theksuar se nuk ka prova të mjaftueshme që Slobodan Milosevic, gjegjësisht Serbia është fajtore për krime të luftës dhe se Serbia dhe Milosevic nuk kanë qenë pjesë e, siç thuhet në Hag, ndërmarrjes së bashkuar kriminale.
Kjo është shumë me rëndësi për Serbinë. Do të thotë se çdokush individualisht duhet të përgjigjet për krime të cilat i ka bërë. Fjala është se Serbia është ballafaquar me padi të ndryshme. Kroacia e ka paraqitë padinë kundër Serbisë, ekziston edhe padia e Bosnjës dhe Hercegovinës. E shihni, Thaçi paralajmëron që Kosova do ta padisë Serbinë, edhepse nuk di se ku do ta paraqet ate, sepse Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Domethënë, është e pamundur që këtë të bëjë pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por të gjithë ata e padisin Serbinë që ka kryer krime, gjenocid madje kërkojnë edhe kompenzim për dëmet e luftës.
I pyetur se kur do ta njeh Serbia realitetin e pavarsisë së Kosovës, ka thënë se çështja e Kosovës nuk është e natyrës politike, por problem i së drejtës ndërkombëtare.
“Serbia nuk mund të pranojë se është legale që një pjesë e teritorrit të saj të ketë të drejtë në pavarsi pa pëlqimin e saj. E dini, Zëvendës sekretarja e shtetit të SHBA-ve, Victoria Nuland më ka thënë se SHBA-të përafërisht 20 vjetë po investojnë në pavarsinë e Kosovës. E pyes, si është e mundur, sepse atëbotë Washington-i e ka përkrahur suverenitetin e Serbisë. U përgjegj: “Po, e vërtetë është se e kemi përkrahur suverenitetin e Serbisë, por pa Kosovën.
U përgjegja: “Por mua më tha ministri i jashtëm rus të njejtën – Rusia e rrespekton suverenitetin e Ukrainës, por pa Krimenë”. Pra, çka mund të bëjmë? Dëshirojë t`i zgjidhim problemet, por nuk mund ta zbatojmë politikën e ndërmarrjes së njëanëshme. Serbia ka interesat e veta dhe ne kemi bërë shumë në dialog me Prishtinën. Por Prishtina nuk po i përmbush obligimet e veta nga procesi i normalizimit. Ende jemi shumë larg normalizimit të marrëdhënjeve. Por, normalizimi aspak nuk përmbanë njohjen e pavarsisë së Kosovës”, theksoi Dacic./gazetametro.net