Loading…

“Kur xhirohej një film” shfaqet në Izrael

  • 03/11/2016 | 11:23

“Kur xhirohej një film” shfaqet në Izrael

Pas filmit “Tomka dhe shokët e tij”, që veçanërisht dy–tri vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e kritikës së specializuar dhe spektatorit në Francë, SHBA e sidomos në Britaninë e Madhe, ku vetëm gjatë vitit 2014 është shfaqur në 19 qytete të saj, një tjetër film i regjizores së mirënjohur Xhanfise Keko shfaqet për spektatorin e huaj.

image

Këtë herë është filmi “Kur xhirohej një film”, 35 vjet pas realizimit të tij, që “udhëton” drejt Izraelit.

Ky film u shfaq mbrëmë për herë të parë, në kinemanë e Tel­Avivit. I subtitruar në hebraisht, filmi u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit. Shfaqja e tij do të vijojë sot në kinemanë e qytetit të Haifës dhe nesër në atë të Jeruzalemit.

Filmi “Kur xhirohej një film” ishte i shumëdiskutuar në Shqipërinë e vitit 1981 kur u realizua dhe prezantua për herë të parë në ekranin shqiptar për temën e tij “tabu” ku trajtohej problematika e barazisë gjinore.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë