Loading…
Kurrë nuk vonohet në punë: Roboti Yanu dëshiron t’i zëvendësojë kamerierët |PAMJE
  • 16/05/2019 | 11:23

Kurrë nuk vonohet në punë: Roboti Yanu dëshiron t’i zëvendësojë kamerierët |PAMJE

Yanu kurrë nuk lodhet, nuk vonohet në punë dhe nuk e kërkon pagën. Ai është kamerier robotik, i cili pa gabim do të mbushë pijen dhe është i gatshëm t’ju dëgjojë se çfarë ju mundon, transmeton Gazeta Metro.

Ai është prezantuar në FestivalinWebit në Sofje, por Alan Adojaan, drejtor i kompanisë estoneze, ka thënë se robotin nuk e kanë sjellë për të shërbyer pije, sepse për këtë do të jetë i kompletuar pas nja dhjetë ditësh.

Yanu do të jetë i jetë i ngjashëm me një kioskë të robotizuar për pije, i cili me anë të inteligjencës artificiale do të jetë i gatshëm për një bisedë të shkurtër, apo se paku ta pranojë porosinë dhe t’ua paguajë pijen. Me ndihmën e dorës robotike do t’ua përgatisë pijen dhe t’ju shërbejë nga rreth 50 sishe, sa mund t’i pranojë, ndërsa gjithsej mund të shërbejë 1.500 pije, para se t’i vërë sërish të gjitha gotat.

“Tashmë kemi nja 65 porosi, ndërsa jemi në bisedime edhe me tetë aeroporte të cilat duan ta vënë”, ka thënë Adojaan.

Po u shkoj mendja ta vendosni në dhomën e ditës, duhe të dini se ky kolos i gjatë dy metra e gjysmë dhe i rëndë rreth një tonelatë, kushton 150.000 euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë