Loading…

Kurteshi dhe Vetëvendosje t’i kërkojnë falje ministres Hoxha

  • 29/12/2016 | 14:55

Kurteshi dhe Vetëvendosje t’i kërkojnë falje ministres Hoxha

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë ka folur për gjuhën ofenduese të përdorur nga deputeti i VV-së Sami Kurteshi ndaj ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha.


“Në emër të Qeverisë së Kosovës dënoj ashpër gjuhën e rëndë ofenduese, të përdorur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili pak kohë më parë ishte Avokat i Popullit tani na shfaqet me gjuhë të tmerrshme fyese e ofenduese për një nënë, një zonjë, një ministre të nderuar të kabinetit qeveritar”, ka deklaruar Mustafa.

Ai shtoi se fjalori i përdorur nga Kurteshi ndaj ministres Hoxha është i papranueshëm dhe i pamoralshëm dhe një ofendim për të gjitha gratë e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës kërkon nga zoti Kurteshi dhe Lëvizja Vetëvendosje që të kërkojnë falje dhe të heqin dorë njëherë e përgjithmonë nga gjuha dhe veprimet ekstreme që të shmangen nga diskursi i pa tolerueshëm i dhunës”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri ka shtuar se qeveria shpreh  mbështetjen e plotë për ministren Hoxha dhe angazhimet e saj në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore që i takojnë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë