Sami Kurteshi, ish-avokati i Popullit, tash anëtari i Vetëvendosjes e ka fyer kryeministrin e vendit Isa Mustafa.
“Mirë është që Kryeministri të aktivizojë hundën e tij prej qeni vrasës të ushtruar nga udb-ja, për të hetuar armët e shpifura, sepse vrasjen e Astritit do ta hetojnë dhe zbulojnë ekspertët e pavarur ndërkombëtarë! Kjo nuk do t’u lejohet hienave vrastare të kësaj qeverie fashiste”, ka shkruar Kurteshi.
Mustafa më herët ka thënë se e mirëpret kërkesën për të qenë transparente financat e partive politike.
Tutje ai tha se “edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme”