Loading…

Kurti: A jeni lodh prej vëllezërve të Thaçit e djemve të Isës

  • 05/06/2017 | 20:25

Kurti: A jeni lodh prej vëllezërve të Thaçit e djemve të Isës

Kurti  ka thënë se shpresa e vetme e ndryshimit, janë vetë qytetarët dhe se bashku do të fitojnë.


I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi zgjedhor që Vetëvendosje ka zhvilluar sot në Podujevë, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të fitojë, sepse e do shtetin me sovranitet, institucionet me drejtësi, ekonominë me prodhim, shoqërinë me barazi, shkollat me arsim, e spitalet me shëndetësi.

Ai tha prioritete e Lëvizjes së Vetëvendosjes janë në listën e 40 masave që do t’i marrin me ardhjen në pushte.

Kurti po ashtu ka premtuar rritje të pensionistëve, për ata që e kanë pensionin 70 euro në 150 euro dhe për ata që tani marrin pensionin 150, do ta rrisin në 280 euro, e po ashtu ka premtuar se do të ketë linjë të veçantë për fëmijët nën moshën 16 vjeçare. Po ashtu ka premtuar arsim të lartë pa pagesë. Ndërsa ka folur edhe për ligjet që do t’i marrë për të rregulluar sistemin e drejtësisë. Ai ka pyetur qytetarët se a janë lodhur nga korrupsioni, djemtë e Isës, e vëllezërve të Thaçit.

Ai në fund të fjalimit ka thënë se shpresa e vetme e ndryshimit, janë vetë qytetarët dhe se bashkë do të fitojnë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë