Loading…

Kurti: AAK’ja e merr bajrakun deri sa t’i ofrohet një karrige, pastaj heq dorë si me Demarkacionin

  • 25/03/2020 | 14:25

Kurti: AAK’ja e merr bajrakun deri sa t’i ofrohet një karrige, pastaj heq dorë si me Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka replikauar  me deputetin e AAK’së, Daut Haradinaj rreth taksës, duke akuauzar partinë e këtij të fundit se gjithmonë heqë dorë nga vendimet e mëdha kur vjen puna te karriga, shkruan Gazeta Metro.


Kurti i tha Haradinajt se në momentin që AAK’së i ofrohet një karrige në pushtet, atëherë ata heqin dorë, njejtë sikurse me demarkacionin.

“Ajo çka unë besoj, është ajo se juve ju ka ngelur merak që ju ta hiqni tarifën, siç e keni bërë me demarkacion. Ju e merrni bajrakun e në fund e lëshoni për karrigë. E unë nuk e bëj ashtu. Demarkacioni, demarkaconi, zhlebi, çakorri, tup në karrigë të kryeministrit, e lëshuat bajrakun. E ju keni dashur që ta përsërisni këtë. Tarifa, taksa, taksa, që të vini në qeveri e ta lëshoni. Por jo, kjo nuk u bë. E ky mocion sot është që të hiqet kryeministri, e jo tarifa”, tha Kurti.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Daut Haradinaj, në fjalën e tij gjatë seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti ka treguar arsyet se pse do të përkrahin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, për të cilën shprehet ilumtur që po rrëzohet kjo Qeveri e cila i ofroi Serbisë dalje në detin Adriatik, shkruan Gazeta Metro.

Ai tutje ka thënë se qysh nga fillimi AAK ka deklaruar se kjo Qeveri është jetëshkurtër, e cila shkaktoi shumë dëme duke filluar nga diskriminimi buxhetor në zona të caktuara, heqja e taksës dhe mosnegociimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me partnerin e tij të koalicionit, madje edhe për deklatatat e ministrave të ndryshëm derisa kanë mbajtur këtë post./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë