Loading…

Kurti: Askush askujt s’po i cenon të drejtën e votës

  • 15/01/2022 | 14:36

Kurti: Askush askujt s’po i cenon të drejtën e votës

Kryeministri i vendit Albin Kurti, është duke mbajtur fjalim në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga vetë ai, në lidhje me referendumin e Serbisë që po kërkohet të mbahet në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se Kosova është shtet sovran, demokratik dhe i pavarur dhe si i tillë ka disa norma në bazë të të cilave duhet të funksionohet.

E për këtë ai tha se janë të gjitha të parapara në Kushtetutën e vendit.

‘’Po përmendi disa nocione që të gjithë i dimë dhe për të cilat mbase krenohemi: sovraniteti, barazia, demokracia nëse thuhen të ndara vazhdojnë të jenë fusha të interpretimit, por të integruara në Kushtetutë marrin vlerën e tyre. Në kushtetutë të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, aty përcaktohet saktë definicioni i shtetit tonë, sovran e demokratik. Shtet që respekton parimet e barazisë para ligjit, dhe garanton të drejtat e liritë  e njeriut. Të drejtat vlejnë për gjithë qytetarët’’, tha Kurti.

Tutje ai përmendi edhe çështjen e referendumit për të cilin tha se askujt nuk po  i cenohet drejta e votës, por kjo mund të bëhet përmes Zyrës Ndërlidhëse apo postës.

‘’Me këtë logjikë votimi për referendumin nga Serbia, I garanton komunitetit jo-shumicë serbë, por ushtrimi i kësaj të drejte duhet të bëhet nën ombrellën e këtyre parimeve tona. Kjo nuk është dicka e paprecedentë, edhe praktika evropiane e thotë të njëjtën. Askush askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Votimi mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse’’, tha tutje Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë