Loading…

Kurti: Barrikadat në veri nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart

  • 10/08/2022 | 11:05

Kurti: Barrikadat në veri nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë barrikadat në veri për t’i kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart.


Në mbledhjen e Qeverisë ai u ka bërë sërish thirrje serbëve që t’i konvertojnë targat e automjeteve të tyre në RKS.

Po ashtu Kurti ka thënë se për dokumentin që lëshohet në pikat kufitare në veri, në kuadër të vendimit për reciprocitet për dokumente, nuk do të duhet të bëhet pagesë.

“Kam dëgjuar për lajmin e rremë se ID do të konfiskohen në veri në këmbim për dokumentin për hyrje dalje. Kjo nuk është e vërtetë. Dokumenti është shtesë që jepet pa pagesë. Ju bëjë thirrje që të përcjellni me vëmendje njoftimet nga Qeveria e jonë dhe organet bartëse. Ne e dimë që barrikadat që rëndom vendosen në veri nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart. Ato as nuk përfaqësojnë juve qytetarë tanë e as nuk ju mbrojnë ju kurse në anën tjetër Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë edhe përbëhen nga qytetarë tanë pa dallim edhe janë në shërbim të qytetarëve tanë”, ka thënë Kurti

Kurti tha para ministrave se MPB e i ka dhënë sqarimet për procedurat dhe lehtësitë lidhur me këtë çështje.

“MPB ka publikuar të gjitha njoftimet në gjuhën shqipe dhe serbe, teksa ka pasur edhe aktivitete informuese në terren”, tha Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë