Loading…

Kurti bëhet i gjallë pas ujdis për targa, thotë se Borrelli ka ndryshuar deklaratën dhe jo ai

  • 24/11/2022 | 12:02

Kurti bëhet i gjallë pas ujdis për targa, thotë se Borrelli ka ndryshuar deklaratën dhe jo ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është bërë i gjallë për herë të parë që nga ujdia për targa në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se të hënë i është ofruar një dokument që nuk i referohej propozimit franko-gjerman, përveç çështjet së targave të çështja e këtij propozimi, dhe se dallimi mes të hënës dhe të mërkurës është dallimi i mall, ndërsa sipas tij të mërkurën është ndërruar deklarata e Borrellit, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka thënë se ata që e krahasojnë të hënën me të mërkurën nuk dinë se çfarë po flasin. Duke shtuar se ka qenë përfaqësuesi i lartë i BE’së, Josep Borrell që ka ndryshuar deklaratën dhe jo ai.

“Të hënë në mbrëmjë mua më është ofruar një dokument që ka pasë 95 fjalë dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund dhe nuk i referohen propozimit, përveç çështjes së targave te cështja e këtij propozimi. Kjo që u dakorduam mbrëmë i ka 194 fjalë. Ata që thonë ajo që është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën, nuk e dinë cka po flasin. Është dyfish tekst më shumë se të hënën. Nuk është marrëveshje, por dakoordim. Ajo cka është bërë mbrëmë është ndërruar deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, por Borrelli deklaratë. Marrëveshje e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targa. Nuk do bëjmë gjobitje për targa KM, por do i japim hapësirë negocimit evropian.”, ka thënë Kurti në seancën e parlamentit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë