Loading…

Kurti bëhet ‘toshë’ për emrin e Samitit të Bidenit, për mos-ftesën nga SHBA’të thotë se nuk është fundi botës

  • 10/11/2021 | 20:30

Kurti bëhet ‘toshë’ për emrin e Samitit të Bidenit, për mos-ftesën nga SHBA’të thotë se nuk është fundi botës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe një herë rreth mos-ftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkruan Gazeta Metro.


Edhe pse Qeveria e Kosovës është kritikuar mjaft shumë pasi u fut në grupin e shteteve që nuk morën ftesë nga SHBA-të, Kurti ka thënë se “nuk është fundi i botës nëse nuk jemi të ftuar në një samit apo konferencë”.

Përkundrazi, Kurti nuk ka qenë i sigurtë as në emrin e samitit.

“Nëse nuk e kam gabim quhet Samiti për Demokracitë…Ftesa apo mos ftesa nuk është qëndrim specifik i SHBA-së, së paku edhe Ambasada Amerikane e sqaroi mjaft mirë këtë çështje…Nuk është fundi i botës nëse nuk jemi të ftuar në një samit apo konferencë, për shkak se lidhja jonë është shumë e fortë”, ka thënë ai në ATV.

Kujtojmë se Kosova ishte një ndër shtetet që nuk u ftua në Samitin e Demokracisë në SHBA, së bashku me shtetet si Rusia, Serbia, Hungaria, Bosnja e Hercegovina etj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mark[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë