Analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi ka kujtuar premtimin e Kurtit se nuk do të negocionte me Serbinë, pa e diskutuar temën e të pagjeturve, fillimisht.
Kështu tha ai në emisionin e debatit të Dukagjinit.
“Kjo marrëveshje u nënshkrua në ditën kur trupat e shqiptarëve u kthyen nga varrezat massive të Serbisë. Pra Kurti me anë të mashtrimit e ka rritur subjektin e tij politik dhe tregoi se është i gatshëm me nënshkru marrëveshje edhe më të këqija se ajo e 2016-tës. Prej sotit, nis zbatimi i marrëveshjes së negociuar nga Kurti me Vuciqin”, ka thënë Kajtazi.