Loading…

Kurti bisedoi me këshilltarin e sigurisë të Biden: Inkurajuese, e falenderova për mbështetjen në sigurinë e kufirit

  • 29/09/2023 | 23:05

Kurti bisedoi me këshilltarin e sigurisë të Biden: Inkurajuese, e falenderova për mbështetjen në sigurinë e kufirit

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar se ndjehet i inkurajuar nga biseda me Jake Sullivan, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit ë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të premten pas mbështetjes që i është ofruar, transmeton Gazeta Metro.


Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën. Synimi nuk paragjykua nga Kirby por e vlerësoi shqetësuese zhvillimin.

“Një bisedë inkurajuese me Jake Sullivan, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit ë Shteteve të Bashkuara. E falenderova për mbështetjen e sigurisë së kufirit  dhe i kërkuar asisitim të shtuar ndaj planeve luftarake të Serbisë. E sigurova atë për bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me KFOR se përkushtimi jonë në mbrojtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim është i palëkundur”.

U raportua poashtu se zyrtarë të lartë amerikanë kanë biseduar me zyrtarët si të Kosovës dhe Serbisë, poashtu edhe të NATO’së rreth kësaj çështje duke theksuar nevojën për de-eskalim mes Kosovës e Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë