Kryeministri Albin Kurti, pas takimet me Escobar dhe Lajcak, ka shkruar se ka pasur një diskutim të hapur parabisedimev të nivelit t ë lartë qe e presin nesër në Bruksel, shkruan Gazeta Metro.
Kurti tha se qëllimi kryesor i këtyre bisedimeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne patëm një diskutim të hapur me të dërguarin e SHBA’së për Ballkan, Gabriel Escobar dhe atë të BE’së për dialog, Mirosalv Lajcak përpara bisedimeve të nivelit të lartë të nesërm. Qëllimi i këtyre bisedimeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, me qytetarët si përfitues përfundimtarë”, ka shkruar Kurti në Twitter./gazetametro.net
We had an open discussion with 🇺🇸DAS Gabriel Escobar & 🇪🇺EUSR @MiroslavLajcak before tomorrow’s high-level talks. The aim of these talks must be to reach a legally binding agreement centered on mutual recognition btw. Kosova & Serbia, w/ citizens as end-beneficiaries. pic.twitter.com/demzPpobuW
— Albin Kurti (@albinkurti) August 17, 2022
‘Nesër do diskutohen dy tema të rëndësishme’, Kurti deklarohet pas takimit me Escobar dhe Lajcak