Loading…

Kurti deklarohet pas takimit me Rasic: Është Ministri më i mirë që e ka pasur Kosova

  • 13/10/2019 | 11:33

Kurti deklarohet pas takimit me Rasic: Është Ministri më i mirë që e ka pasur Kosova

Kreu i Levizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rasic, ku pas takimit ka thënë se ky i fundit është Ministri më i mirë që e ka pasur Kosova që prej shpalljes së pavarësisë, shkruan Gazeta Metro.


Pas takimit, Kurti është deklaruar për media, ku ka thënë se nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe demokratike për komunitetin serb.

“Është për të ardhur keq që nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe dekomkratike në komunitetin serb. Dhe gjithashtu zotëri Rasic nuk e ka asnjë aferë, apo skandal. Rasic është njëri nga ministrat më të mirë që ka pasur Kosova, pas shpalljes së Pavarësisë”, tha Kurti pasi doli nga takimi.

Tutje, ai ka thënë se është obligim që të integrohen edhe komunitetet, serb e boshnjak.

“Kemi edhe obligim Kushtetues që komunitetet t’i integrojmë, jo vetëm komunitetin serb, por edhe boshnjak. Për mua ishte shumë e vlefshme që të shoh për së afërmi, ndikimet e dëmshme, që bëhen mbi qytetarët serbë të vendit tonë”, u shpreh Kurti.

Kujtojmë se pas fitores në zgjedhje, LVV është deklaruar për një koalicion të mundshëm me LDK’në dhe komunitetet në Kuvend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë