Loading…

Kurti deklarohet për dorëheqjen e deputetit Humolli, thotë se ende s’e ka takuar

  • 22/03/2023 | 12:42

Kurti deklarohet për dorëheqjen e deputetit Humolli, thotë se ende s’e ka takuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është pyetur në lidhje me largimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli nga ky subjekt politik.


I pari i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se ende s’është takuar me Humollin, në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam arritur të takohem ende me deputetin Fatmir Humolli”, tha Kurti.

Ndryshe dje deputeti Humolli në një deklarim për lajmi.net tha se që nga sot do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Madje ai ka listuar edhe disa nga arsyet se pse ka ardhur deri tek ky vendim.

“Arsyet janë se Qeveria aktuale nuk i sheh gjërat qysh i shoh unë, në zhvillimin e vendit dhe mbajtjes së fjalës në raport me qytetarët, mendoj se ka dalë prej atyre gjërave andaj nuk mund të jem më pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”, ka thënë Humolli.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha kërkesat e tij i ka adresuar me kohë edhe tek kryetari i partisë, aktualisht edhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, por që nuk ka parë ndonjë reflektim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë