Loading…

Kurti dhe Buda

  • Nga

  • ISMAIL TASHOLLI

  • 02/04/2022 | 14:13

Kurti dhe Buda

“Unë kurrë nuk mbijetoj. Unë jetoj. Fuqishëm”, kishte thënë z.Kurti në një prononcim publik. Duke e bërë me dije që nuk do të ketë kompromis me logjikën e harnimeve dhe improvizimeve të çastit.


Shkruan: Ismail Tasholli

Ishte koha e euforisë së fitores dhe fuqia politike po e magjepste. Një lloj autoerotizmi politik.

Më vonë, jo shumë vonë, filloi t’i ndjejë kufijtë e institucionalizimit të ideve për menaxhimin e përditshmërisë së qytetarëve.

Filloi t’i akuzojë qytetarët për jetesë të fuqishme në formën e dhënies së këshillave se si duhet të sillen për të mbijetuar: qebet, joystick-at, kthimin e miellit nëpër furra dhe fondin e mbijetesës së sigurisë.

Disporporcioni i ambicieve me mundësitë, si nevojë opozitare për ta ndërtuar tregimin elektoral, tani i është kthyer në realitet politik që po e detyron z.Kurti të bëjë edhe një konvertim radikal të radhës.

Ai po u thotë qytetarëve: hiqni dorë nga dëshirat-ambiciet që ua kam dhezë unë dhe do ta shihni qeverisjen time të mirë.

Një lloj predikimi asketik i shkollës stoike, që për ta arritur lumturinë kërkon të eliminohen dëshirat.

Kështu e predikonte Buda rrugën drejt lumturisë. Bota materiale ishte pengesa e gjetjes së vetvetes, lumturia ishte gjendje shpirtërore.

Z.Kurti, tani po mundohet të krijojë teknika tjera për stërvitje të mendjeve për ta pranuar realitetin e qeverisjes së tij të mirë: “një person i cili nuk lakmon nuk mund të vuajë”, po u thotë ai qytetarëve.

Kështu arriti në përfundimin se vuajtjet nuk shkaktoheshin nga fati i keq, nga padrejtësitë sociale, ose nga tekat hyjnore. Më saktë, vuajtjet shkaktoheshin nga modele të sjelljes së vetë mendjes sonë, e përshkruante Harari Kurtin. Më falni Budën.

Mbetet të shihet se a do të ketë xhemat për këtë predikim e fe të re.

(Autori është studiues i filozofisë dhe komentator i njohur politik.)

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë