Loading…

Kurti dhe Osmani pranuan të diskutojnë nesër Asociacionin, vartësit thonë ‘Zajednica s’kalon’

  • 30/01/2023 | 19:37

Kurti dhe Osmani pranuan të diskutojnë nesër Asociacionin, vartësit thonë ‘Zajednica s’kalon’

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi, përmes një postimi në Facebook ka pretenduar se insistimi për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës, të cilët e kanë votuar VV’në, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se vlerat dhe parimet politike për të cilat është votuar partia në pushtet dhe Kurti përfshinë edhe kundërshtimin siç e quan ai të ‘Zajednicës’.

”Populli e ka votuar me shumicë dërmuese Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albinin kryeministër për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës!
Populli është kundër Zajednicës! Insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës! (www.classicsofttrim.com) Zajednica nuk kalon,” ka shkruar ai.

Por, pak më herët u bë e ditur zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një përgjigje të Ambasadës amerikane dërguar Radios Evropa e Lirë.

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po ashtu kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në diskutimin e organizuar nga SHBA’ja.

Javën e kaluar, Kurti kishte deklaruar se ende nuk kishte pranuar ftesë për diskutimin e 31 janarit.

Gjithashtu vlen të theksohet se themelimi i Asociacionit ka qenë kërkesë e vazhdueshme nga SHBA’ja dhe Bashkimi Europian, si obligim i dalë i nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 nga të dyja palët. /gazetametro.net

VV ‘orkestron’ deputetët kundër ShBA’së: ‘Asociacionit tendencë perverse mbi Kosovën’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë