Loading…

Kurti dikur premtonte zbritje të çmimeve, tash si kryeministër arsyeton rritjen e tyre

  • 25/10/2021 | 19:08

Kurti dikur premtonte zbritje të çmimeve, tash si kryeministër arsyeton rritjen e tyre

Kryeministri Albin Kurti, rritjen e çmimeve e ka lidhur me zhvillimet në sferën e ekonomisë në vendet e tjera nga të cilat Kosova importon.


Sipas tij fakti që ka më shumë import të mallrave sesa eksport e bën ekonominë e vendit më lehtë të ndikueshme nga ndryshimet në vendet e jashtme.

“Besoj që në njërën anë ka të bëjë me energjinë, në anën tjetër ka të bëjë me faktin që Kosova si një vend i cili importon shumë, është tepër i brishtë karshi fluktuimeve në tregjet e jashtme. Pra nëse ne do ta kishim deficitin ma të ulët tregtar se do të kishim edhe suficitm për shembull, më shumë eksport se import, që jemi shumë larg asaj. Atëherë do të kishim qëndrueshmëri më të madhe të brendshme karshi fluktuimeve në tregjet e ndryshme. Por ne jemi shumë të varur prej jashtë, çfarë të ndodhë jashtë, tek ne reflektohet menjëherë”, ështe shprehur Kurti gjatë periudhës së fushatës për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton klankosova.

Kurti në vitin 2014: Kur të qeverisim ne do lirohen buka, sheqeri, qumështi e vaji

Këtë të hënë në shumë qytete të Kosovës, çmimi i një buke është ngritur në 50 cent për copë. Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe produktet e tjera ushqimore bazë, si perimet dhe produktet e qumështit. Sa i përket muajit shtator, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ngritje e çmimeve është vërejtur tek produktet e mishit, të qumështit, perimet e lëndët djegëse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë