Loading…

Kurti: Do të kemi bisedime të drejtpërdrejta me Brukselin

  • 09/06/2017 | 20:40

Kurti: Do të kemi bisedime të drejtpërdrejta me Brukselin

Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nën qeverisjen e tij, Kosova do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Brukselin zyrtar, ndërsa sa i përket marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, Kurti ka thënë se ai do të krijojë marrëdhënie të një forme partneriteti dhe jo serviliteti me ta.


“Marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare do t’i ngrisim në një nivel tjetër, jo të servilitetit por të partneritetit”, tha Kurti, transmeton Gazeta Metro.

Tutje, Kurti u shpreh i bindur që Vetëvendosja do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa nuk pranoi të përgjigjej nëse do të rikandidojë për Kryeministër nga VV, nëse humb zgjedhjet.

Kurti bëri këto komente në kuadër të edicionit të fundit të serisë ‘Debat Pernime’, ku janë shpalosur programe politike për tema të ndryshme në të gjitha ditët e fushatës zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë