Loading…

Kurti: Do të vie dita që të fillojë faturimi i rrymës edhe në veri

  • 25/11/2021 | 11:41

Kurti: Do të vie dita që të fillojë faturimi i rrymës edhe në veri

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të sqarojë pagesat e Qeverisë së Kosovës për energjinë elektrike të shpenzuar në komunat veriore të vendit, qytetarët e të cilave nuk kryejnë pagesa tek operatori energjetik.


Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke shpenzuar miliona euro në pagesa që vetë i ka kritikuar sa ishte në opozitë.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se deputetja Kadrijaj është duke dhënë informacione të pasakta.

“Po përgjigjem në pyetjen tënde të cilën e kam këtu edhe me shkrim për pagesën e energjisë elektrike në komunat veriore, përkatësisht Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ju keni deklaruar se është votuar pagesa prej 12 milionë eurove për rrymën në veri. Kjo nuk është e saktë, rekomandimet nuk kanë caktuar ndonjë shumë të pagesës”, ka thënë Kurti, transmeton lajmi.net.

Në replikën e saj, deputetja Kadrijaj i është drejtuar Kurtit duke i thënë se sa ka qenë në opozitë, ai ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për pagesën e rrymës në veri, ndërsa tash po i fajëson strukturat ilegale.

“Kur keni qenë opozitë ju keni thënë se fajin e ka Qeveria e Kosovës, tash që jeni në Qeveri po thoni se fajet i kanë strukturat ilegale. Dua të ju pyes, a jeni kryeministër i gjithë territorit të Kosovës?”, ka thënë Kadrijaj.

Pas pyetjes së deputetes së AAK-së, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke trashëguar marrëveshje të dëmshme të Qeverive paraprake.

“Janë bërë shumë dakordime të pafavorshme për Kosovën në Bruksel dhe ne sot po i vuajmë pasojat. Në bisedimet me Serbinë dhe ndërkombëtarët, argumentet kryesore kundër nesh janë marrëveshje që janë bërë me Qeveritë paraprake. Do të vie dita që të fillojë faturimi edhe në veri, sepse është padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë