Loading…

Kurti e Haxhiu u lavdëruan për sundim të ligjit, por Kosova në dy vite me qeverinë Kurti shënoi rënie në matjet e WPJ’së

  • 29/10/2022 | 21:01

Kurti e Haxhiu u lavdëruan për sundim të ligjit, por Kosova në dy vite me qeverinë Kurti shënoi rënie në matjet e WPJ’së

Lufta kundër krimit e korrupsionit, është një nga problematikat më të mëdha më të cilat përballet shteti i Kosovës, rrjedhimisht qytetarët e saj.


Kësisoj, luftimi i kësaj dukurie është nga kërkesat më të shpeshta që vijnë nga ana e perëndimorëve në drejtim të Kosovës, në mënyrë që të bëhen hapa të dukshëm kundër këtij problemi.

Në lidhje me këtë, nga ana e qeverisë, më saktësisht nga ana e kryeministrit Albin Kurti, është deklaruar se gjatë kësaj kohe, si shkak i qeverisë të cilën ai e udhëheq, Kosova ka bërë përparime dhe se janë ngritur ne indeksin e luftës kundër korrupsionit.

Madje, i pari i qeverisë ka thënë se, për këtë arsye, edhe janë rritur investimet, meqë investitorët, sipas tij, më nuk kanë nevojë për t’i korruptuar autoritet.

“Me demokraci nënkuptojmë krijimin e shteteve funksionale. Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me Qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit. Investimet e huaja janë rritur, kemi rritur 40 mijë vende të punës dhe e keni buxhetin më të madh ndonjëherë. Investitorët e huaj e kanë më lehtë për të investuar në Kosovë sepse nuk kanë më nevojë për t’i korruptuar autoritetet”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti, ka deklaruar edhe se për shkak të luftës kundër krimit e korrupsionit dhe qeverisja e mirë, e kanë ngritur Kosovën në raportet ndërkombëtare.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe qeverisja e mirë pa skandale, e kanë ngritur Kosovën në raportet ndërkombëtare. U renditëm të parë në Ballkanin Perëndimor në indeksin e World Justice Project, për vitin 2021, dhe për 17 vende në indeksin e Transparency International dhe të World Press Freedom”, ka deklaruar Kurti.

Nga ana e qeverisë, ka qenë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që në maj të vitit 2020 pati deklaruar se qeveria ka hartuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme dhe se ajo konsideron që pakoja ligjore ka mundësuar që të luftohet krimi dhe korrupsioni, shkruan lajmi.net.

“Kemi hartuar koncept dokumentin për pasurinë e pa justifikueshme dhe konsiderojmë se pakoja ligjore ka mundësuar që të luftohet krimi dhe korrupsioni.  Po ashtu edhe ekipin për zbardhjen e krimeve në Kosovë. Po ashtu ka pasur zhvillime pozitive edhe me shtetet qe nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kemi adresuar shumë çështje që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe jemi mekanizëm koordinues dhe gjatë kësaj kohë kemi pasur afër 350 raste të dhunë në familje të cilat kanë qenë të raportuara”, ka thënë Haxhiu.

Por, megjithatë, pavarësisht deklaratave të qeveritarëve ku thuhet se krimi e korrupsioni është luftuar, raportimet ndërkombëtare thonë të kundërtën.

Një nga këto raporte është ai i Departamentit amerikan të Shtetit, ku thuhet se në Kosovë vazhdon mosndëshkimi i korrupsionit.

Në këtë raport, që mban datën e 12 prillit të vitit 2022 mes tjerash thuhet se, strukturat gjyqësore i janë nënshtruar ndërhyrjeve politike, emërimeve të kontestuara dhe mandateve të paqarta. Po ashtu në raport theksohet se zyrtarët ndonjëherë përfshihen në praktika korruptive.

“Raporti thekson se Sipas Komisionit Evropian, organizatave joqeveritare dhe Institucionit të Avoktatit të Popullit, administrimi i drejtësisë ishte i ngadaltë dhe i mungonin mjetet për të siguruar llogaridhënien e zyrtarëve gjyqësorë. Strukturat gjyqësore iu nënshtruan ndërhyrjeve politike, emërimeve të kontestuara dhe mandateve të paqarta. Raporti thekson se zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar dhe se mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuan në këtë problem. Çështjet e korrupsionit në mënyrë rutinore u nënshtroheshin apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte parashkrimin apo skadimin e afatit për të gjykuar çështjet”, shpaloset në raportin e DASH-it.

Përveç raportit të DASH-it është edhe raporti i World Justice Project, ai që gjatë qeverisë së Kurti e vendos më keq se sa vitet e kaluar kur qeveria e Kosovës udhëhiqej nga të tjerët.

Në raportin e WJP-së, Kosova në vitin 2020 listohej si e 54. Në vitin pasues, atë të 2021, Kosova zinte vendin e 60, ndërsa në vitin 2022, Kosova listohej si e 57.

Duhet shtuar se World Justice Project, është organizatë ndërkombëtare, që merret me sundimin e ligjit në mbarë botën.

Kujtojmë se, luftimi i krimit dhe korrupsionit, përveç problemeve që i shkaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejt, është edhe çështja e liberalizimit të vizave ajo që lidhet me luftimin e kësaj dukurie. Në këtë rast, duhet theksuar qëndrimin e Holandës, e cila vazhdon të jetë skeptike ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën, duke kërkuar nga kjo e fundit, rrjedhimisht nga ana e qeverisë, që të luftohet krimi i korrupsioni. /Lajmi.net/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë