Loading…

Kurti e Konjufca në Pejë për ngushëllime: Anëtarja e VV’së i bën horë në Facebook

  • 26/01/2020 | 17:26

Kurti e Konjufca në Pejë për ngushëllime: Anëtarja e VV’së i bën horë në Facebook

Kryetari i VV’së, Albin Kurti bashkë me Glauk Konjufcën sot kanë qëndruar në Pejë për ngushëllime te një aktiviste e tyre. Kjo gjë i ka ardhur keq siç duke një anëtarje tjetër të kësaj partie, e cila ka thënë se lideri i saj nuk e fton kurrë kur qëndron në këtë qytet, shkruan Gazeta Metro.


Asambleistja e VV’së në Pejë, Mevlyde Idrizi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurtit nuk i bie në mend për gratë që përfaqësojnë zërin e qytetarëve.

“Pse kur vjen Albini ne Peje une nuk ftohem kurre? A po harroni ju qe une perfaqesoj qytetaret per dy mandate? Pse pas ketyre fotove e shume te tjerave Mevlydja duhet me i mbrojte parimet e Vetevendosjes ne Kuvend? Ka zgjidhje edhe per Mevlyden. Faleminderit Albin qe po te bjen mend per grate qe perfaqesojne zerin qytetar per dy mandate/ Faleminderit Albin”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se edhe pse pati dy raste vdekje në familje, askush nga partia e saj nuk i shkoi për ngushëllime.

“Mua me ka vdeke djali i axhes i hasretit 38 vjeq as ngushllime nuk me kane shpreh, me ka vdeke axha para 3 muajsh askush ngushllime nuk me ka shpreh, as me goje as me ardhje. Albinit ku ti thojne ai shkon. Kane faj te gjithe ata qe ne foto i ka krahe, perveq Glaukut..”, ka shtuar ajo./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë