Loading…

Kurti e krahason Tudjmanin me Milosevicin: Ka kaluar koha e vizatimit të kufijve

  • 14/10/2019 | 19:19

Kurti e krahason Tudjmanin me Milosevicin: Ka kaluar koha e vizatimit të kufijve

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një deklaratë së fundi po krahason Franjo Tudjman me kriminelin serb Slobodan Milosevic, duke thënë se ka kaluar koha e këtyre të dyve që i vizatonin kufijtë nëpër Bosnje e Hercegovinë, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë ditës së sotme Kurti ka dhënë një intervistë për Al Jazeera, kur ndër deklarata të shumëta të dhëna, ai krahason edhe Tudjmanin me Milosevicin.

Ish-Presidentin Kroat Tudjman, ai e barazon me ‘kasapin e Ballkanit’ Milosevicin, sa i përket kufinjve të Bosnjë e Hercegovinës.

“Ka kaluar koha kur Tudjman dhe Milosevic i kanë vizatuar kufijtë nëpër Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë Albin Kurti.

Tutje, ai vazhdoi duke theksuar se tash është shekulli i 21’të dhe se Kosova duhet të integrohet në Bashkimin Europian.

Kujtojmë se ish-Presidenti Kroat, Franjo Tudjman konsiderohet si  ‘arkitekti’  i ndarjes nga Jugosllavia, dhe te kroatët, ai njihet si heroi më i madh në historinë moderne.

Ndërkaq, krahasimi i Tudjman me Milosevicin nga ana e Kurtit, pritet të nxitë reagime në shtetin kroat.

Ndryshe, deklaratën e Kurtit mund ta ndiqni në videon më poshtë, nga minuta e 7’të./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë