Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, ka treguar se ka ftuar kryeministrin Kurtin për një takim bilateral në Bruksel, për të diskutuar se si do procesohet në vazhdim me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.
Szunyong, tha se ky takim pritet të mbahet në javët në vazhdim.
‘’ ”Ne po shpresojmë që kjo të ndodhë mjaft shpejt. Ka tashmë ftesë zyrtare për Kryeministrin Albin Kurti që të vizitojë Brukselin në kuptimin bilateral, si dhe po shpresojmë që kjo vizitë të ndodhë së shpejti, si dhe të vijë Kryeministri [Albin] Kurti, e të diskutojmë se si të vazhdojmë tutje edhe me dialogun’’, tha Szunyog.
Ai shtoi se pritet që takimi ta mbahet në javët në vijim, e më pas të dihet se si do ecet tutje me dialogun.
Kryeministri Kurti, deri tani nuk ka treguar se ka ndonjë ftesë nga zyrtarët e BE’së në lidhje me dialog, për të cilin ka thënë se nuk është prioritet i tij.
”Prapë, besojmë që të mos jetë diçka që të shtyhet apo të vonohet, sepse nuk ka kohë për të humbur. Ne po shpresojmë që të bëhet në javët në vijim. Pastaj, do të dimë më saktësisht se si të ecim tutje me dialogun, por gjithsesi besojmë që sa më herët, aq më mirë”, përfundoi Szunyong./gazetametro.net