Kreu i VV’së, Albin Kurti dhe ai i LDK’së Isa Mustafa do të takohen sot.
Dy liderët do të takohen pas një kohe të gjatë të komunikimit në distancë me njëri-tjetrin.
Zyrtarë të lartë nga LDK i thanë Ekonomia Online se sot do të ndodhë takimi Mustafa -Kurti, derisa nuk kanë dhënë detaje tjera.
Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbërritur nënkryetarja Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti.
Tani po pritet që lideri i LDK’së Isa Mustafa të mbërri në seli ku pritet të diskutoj lidhur me marrëveshjen përfundimtare me VV-në.
Përderisa të dielën ka skaduar fati që Mustafa i kishte dhënë Kurtit, për pranimin e ofertës së fundit të LDK’së.
Kurse Kurti ka edhe 10 ditë afat prej kur ka marrë mandatin nga kreu i shtetit Hashim Thaçi.