Loading…

Kurti e Osmani flasin për bashkëqeverisje: Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë

  • 30/10/2019 | 16:03

Kurti e Osmani flasin për bashkëqeverisje: Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, është takuar sot me Vjosa Osmanin, kandidaten e LDK’së për kryeministre, me të cilën kanë biseduar për krijimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka shkruar në Facebook se me Osmanin kanë biseduar për përgatitjet për qeverinë e re dhe sfidat që po i presin.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë, që ky takim i tyre po vjen në kohën kur nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është emëruar si pjesë e grupit punues, derisa ka paralajmëruar pozitën e presidentit si pjesë të marrëveshjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë