Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e pranoi publikisht që Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti ka dështuar, mashtruar dhe në fund e ka pranuar Asociacionin, të cilin dikur në opozitë e kundërshtonte.
”ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit,” ka shkruar ajo.
Ndryshe, mbrëmë në një intervistë për RTK shefi i ekzekutivit kosovar më në fund e ka pranuar se në marrëveshjen e Ohrit është edhe zbatimi i Asociacionit.
“Në marrëveshje ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra janë 39 marrëveshje që duhet të zbatohen. Janë marrëveshje si ajo për kthimin e librave kadastralë që është e pesta në listë”, deklaroi tutje Kurti. /gazetametro.net