Loading…
Kurti e quan frikacak Haradinajn: Fajin kryesor për Qakorrin e Zhlebin e ka ai, nuk po guxon të merret me dialogun
  • 24/06/2019 | 13:08

Kurti e quan frikacak Haradinajn: Fajin kryesor për Qakorrin e Zhlebin e ka ai, nuk po guxon të merret me dialogun

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se 16 muaj pas marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, as një hap në drejtim të korrigjimit të gabimeve të kësaj marrëveshje nuk është bërë, ani pse u premtua nga Haradinaj, shkruan Gazeta Metro.

Kurti ka deklaruar se 16 muaj pas marrëveshjes për korrigjimin e kufirit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, asnjë veprim për t’i rishikuar gabimet që janë bërë nuk është bërë akoma nga kryeministri Haradinaj, madje ai e fajëson atë si njeriun kryesor për këtë.

“Me 16 qershor janë bërë 16 muaj të marrëveshjes së presidentit të Kosovës me homolugun e tij malazez për korrigjim të kufirit në drejtim të qafës së Qakorrit dhe kullës së Zhlebit, jo vetëm që nuk u bë ky korrigjim pas 16 muaj më vonë, por as që u formua trupi i përbashkët punues, fajin për këtë dhe përgjegjësinë e ka kryeministri i Kosovës, 16 muaj nga ajo marrëveshje”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Kurti po ashtu akuzuar Haradinajn se ka lënë jashtë Qeverisë dialogun me Serbinë, kështu duke u frikësuar për të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr dialogun.

Sipas Kurtit, Haradinaj me këto veprime ka bërë dëmin kryesor që po i kushton Kosovës tash 1 vit e gjysmë.

“Kryeministri i Kosovës duke e shpërfytyruar Republikën tonë parlamentare, duke e lënë dialogun jashtë Qeverisë dhe duke mos guxuar të marrë përgjegjësinë për të e ka bërë dëmin kryesore fillestar në këtë proces që po na kushton tash 1 vit e gjysmë”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Kurti po ashtu ka lëshuar akuza në drejtim të mënyrës se si është zhvilluar deri më herët dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë