Loading…

Kurti e Vucic janë kthyer në takime të ndara me Borrellin dhe Lajcak

  • 18/03/2023 | 18:36

Kurti e Vucic janë kthyer në takime të ndara me Borrellin dhe Lajcak

Klan Kosova ka siguruar një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian, i cili thotë se qysh në mëngjes është planifikuar që në mes të takimit të ndodhë një pauzë.


Dokumenti thotë se nëse ndërpritet takimi trelateral, palët do të shkojnë përsëri në takime bilaterale, gjë që kjo tashmë ka ndodhur, mëson Klan Kosova.

Ka pasur shumë paralajmërime që do të mbahen konferenca të ndryshme, e Borrell do të ketë adresim për media.

Kujtojmë që ka takim zgjati për rreth dy orë ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vucicit nën ndërmjetësimin europian.

Në anën tjetër Bashkimi Europian ka lajmëruar në faqet  e veta konferencën për media të Kryediplomatit të BE’së Josep Borell.

Borell bashkë me emisarin Lajçak e ka ndërmjetësuar takimin Kurti-Vuçiq në Ohër, ndërsa pritet të shpallë nëse dy palët kanë arritur të merren vesh dicka. Ka raportime se takimi Kurti -Vuçiq ka përfunduar ndërsa njoftohet po ashtu se ata kanë bërë vetëm një pauzë për të vazhduar tutje takimin.

Takimi i 18 marsit në Ohër është vazhdim i takimit të 27 shkurtit në Ohër ku dy palët u dakorduan për propozimin europian. Ndërsa sot kanë folur rreth planit të zbatimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë