Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet përsëri sot (të dielën) me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet përsëri sot (të dielën) me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Takimi mes tyre do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, rreth orës 10:00.
Një takim mes Kurtit dhe Sarrazin u zhvillua edhe dje (të shtunën) e 27 majit.
Në këtë takim u diskutua për situatat që u krijuan pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.
Kurti ka theksuar rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.