Loading…

Kurti fillon fushatën përmend rritjen ekonomike

  • 09/05/2026 | 12:08

Kurti fillon fushatën përmend rritjen ekonomike

Kandidati i Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti, gjatë fjalimit pas nominimit të tij veçse nisi fushatën elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme ndonëse zyrtarisht nuk ka nisur akoma, shkruan Gazeta Metro.


Ai gjatë fjalimit filloi t’i përmend rritjen ekonomike që sipas tij janë bërë gjatë qeverisjes së tij, por duket se ka harruar që vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pikërisht për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit të vendit, kështu duke i humbur Kosovës më shumë se 10 milion euro.

“Shifrat e shtetit janë poezia më kokëfortë e realitetit tonë. Kur ne erdhëm në pushtet ishin 10 terminale doganore private sot të gjitha terminalet doganore janë shtetrore. Kjo shifër na shpjegon se pse janë çartë dhe nuk pranojnë asgjë tjetër por vetëm bllokojnë.  Sot ne kemi një ekonomi që prodhon verë nga 7 miliardë euro sa ishte brutoprodukti vendor kur ne morrëm detyrën po e prekim 12 miliard tani nuk është rritje në letër, është rritje në tavolinat e bukës, është rritje në mirëqenien dhe mundësive është rritje e investimeve. Edhe para nesh dikush flsite për rritje por ajo ishte rritje e vogël dhe për pak njerëz ne bëm rritje për të gjithë. E kemi rritur edhe buxhetin e Kosovës për 2/3 nga 2.4 miliard sa e gjëtëm tash është 4 miliardë euro”, tha Kurti.

Tutje ai vazhdoi të tregoj për rritjen e pagës minimale si dhe për uljen e papunësisë.

“Kemi rritur pagën minimale nga 180 në 425 dhe 500 që do të bëhet ne korrik. Kemi punësuar mbi 80 mijë të rinjë, punësimin e kemi ngritur nga 350 mijë në 430 mijë qytetarë të punësuar. Papunësia ka rënë nga 25 % në 11 %”, shtoi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë