Loading…

Kurti: Flamurin e Kosovës nuk do ta valojmë

  • 30/05/2017 | 23:23

Kurti: Flamurin e Kosovës nuk do ta valojmë

I nominuari për Kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se Flamurin e Kosovës nuk do ta valojnë.


“Ne atë flamur nuk e kemi sjell, atë flamur e kemi gjet aty. Ai është një flamur që nuk do ta valojmë”, tha Kurti në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova.

Ai përmendi edhe kundërshtimin që partia e tij i ka bërë flamurit të Kosovës në kuvend.

“Edhe kur ka qenë në kuvend ne nuk e kemi hequr, e kemi lënë aty, mos ma impononi të tregojë se çfarë kam në zemrën time, e as çfarë flamuri mbajmë nëpër xhaketat tona”, u shpreh Kurti.

Ai tha poashtu se Vetëvendosje do merret më shumë me vende të punës se me flamuj.

“Natyrisht këta flamuj do të jenë edhe më tutje atje, në Kosovë duhet të ketë simbole demokratike që janë në përputhje me lirinë tonë”, tha ai duke shtuar se “Vetëvendosje nuk do të merret me simbolet, por me vende të reja pune, arsim dhe të tjera”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë