Loading…

Kurti flet me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut dhe injoroi Ramën

  • 23/05/2020 | 19:48

Kurti flet me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut dhe injoroi Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar dy biseda telefonike gjatë ditës së sotme lidhur me tejkalimin më të lehtë të situatës që ka krijuar pandemia Covid-19, shkruan Gazeta Metro.


Këto biseda u bënë me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Oliver Spasovskin dhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Edhe pse nuk dihet pse, siç duket Kurti ka vendosur të injorojë kreun e Qeverisë Shqiptare, Edi Rama, lidhur me këto biseda që për temë kryesore patën Covid-19, duke zgjedhur të diskutojë me presidentin Meta.

Me këtë të fundit Kurti përveç pandemisë, diskutoi edhe për rëndësinë dhe nevojën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve në rrafshin tregtar dhe ekonomik, por edhe bashkëpunimin në nivel rajon dhe ndërkombëtar me qëllim përfaqësimin, promovimin dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Zyra e Kryeministrit, të cilët njoftuan edhe për bisedën telefonike të kryeministrit të shkarkuar të Kosovës me Spasovskin.

“Kryeministri në detyrë Kurti dhe Kryeministri i Qeverisë në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Spasovski u pajtuan që të vazhdojnë dhe mirëmbajnë komunikimin institucional ashtu sikurse edhe bashkëpunimin ndërshtetëror”, thuhet tutje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë