Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka zhvilluar një bisedë për zhvillimet në veri të vendit me emisarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuar Peach, shkruan Gazeta Metro.
I pari i qeverisë së Kosovës, këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se, në demokraci s’ka vend për dhunë fashiste.
Po ashtu, kryeministri ka shtuar edhe se qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të zgjedhur.
“Fola me Lordin Stuart Peach të Britanisë së Madhe për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste – asnjë thirrje nga fleta në plumb. Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Kurti. /gazetametro.net
Spoke w/ 🇬🇧 SE Lord Stuart Peach about the outrageous attacks on Police, KFOR & journalists. In a democracy there is no place for fascist violence—no appeal from ballot to bullet. Citizens of all ethnicities have a right to full & unencumbered service of their elected officials.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023