Loading…

Kurti flet për gazin: Duhet ta mendojmë, mund të jetë amerikan, por s’është e thënë

  • 20/09/2021 | 14:56

Kurti flet për gazin: Duhet ta mendojmë, mund të jetë amerikan, por s’është e thënë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur në seancën e Kuvendit të Kosovës për të dhënë detaje rreth projektit amerikan për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë që parashihet të vie përmes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Metro.


Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se për vendime të tilla që definojnë sektorin e energjisë për gjeneratat e ardhshme duhet kujdes dhe analizë të të gjitha rrethanave. Sipas tij, janë mbajtur rreth 10 takime dhe punëtori me MCC-në amerikane për të parë modalitetet për implementimin e të njëjtit

“Në mbi 10 dhjetë takime dhe punëtori të mbajtura gjatë kësaj periudhë me MCC kemi diskutuar në detaje për dizajnimin e projektet përmes të cilit do të përkrahje pjesërisht ndërtimi i infrastrukturës së gazit, por edhe për opsione të tjera siç janë investimi në kapacitetet e shpërndarjes dhe akumuluese në zhvillim të shkathtësive. Në gjitha këto takime ne kemi shtruar pyetje dhe kemi diskutuar analizën preliminare të investimit. Në veçanti se cila do të ishte kosto totale, çfarë pjesë do të ishte garant dhe sa duhet të marrim kredi si shtet. Kush do të operonte dhe ndërtonte Termocentralin, çfarë kushte dhe çfarë implikime do të kishte prodhimi i energjisë elektrike nga gazi dhe tarifat që do t’i paguajnë qytetarët dhe bizneset. Vendime të tilla definojnë sektorin e energjisë për gjenerata të ardhshme, prandaj ne jemi të përkushtuar t’i marrim të gjitha të dhënat që të marrim vendime të duhura…Për neve kjo nuk është vonesë, kujt i duket vonesë le ta kuptojë se është përgjegjësi dhe seriozitet. Nuk merren kuturu dhe shpejt e shpejt vendimet kaq të mëdha”, tha ai.

Kreu qeveritar tha se nuk ka asnjë vonesë lidhur me këtë çështje dhe se nuk rrezikohet asnjë fond, derisa shtoi se raportimet për gazin rus përmes Serbisë janë të pavërteta.

Ai ka thënë gjithashtu se duhet të mendohet si projekt me të gjitha kostot duke vazhduar të thotë se gazi mund të jetë amerikan, por s’është e thënë që të jetë domosdoshmërisht amerikan.

“Kur po flasim për ndërtim të infrastrukturës në bashkëpunim me MCC-në, nuk jemi duke folur thjesht për gaz amerikan, por thjesht për ndërtim të infrastrukturës. Nëse do të ndërtonim një termocentral me gaz operatorët do të blinte në treg të ri gazin. Mund të jetë amerikan, por s’është e thënë. Të gjithë këta faktorë të shumtë po i marrim parasysh. Po ashtu duhet theksuar se kjo s’ka të bëjë me kërkesë të akterëve amerikan, MCC është organizatë amerikane e cila është duke përkrahur sektorin e energjisë në Kosovë, ne jemi duke falënderuar për këtë gjë dhe jemi mirënjohës për bashkëpunimin e deritanishëm… Sa i përket ndërtimit të gazsjellësit përmes Serbisë aty nuk ka asgjë të vërtet. Ndërsa fondet që do të jenë nuk do të rrezikohen. Nuk do të rrezikojmë asgjë, më shumë rrezikojmë nëse marrim vendim pa analiza dhe studim të mirëfilltë paraprak”, shtoi Kurti.

Këtë qëndrim Kurti e shprehu pas pyetjeve të deputetit, njëherësh kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë