Loading…

Kurti flet për pengesat e Kosovës për shkak të mosanëtarësimit në OKB

  • 15/09/2021 | 19:15

Kurti flet për pengesat e Kosovës për shkak të mosanëtarësimit në OKB

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka marrë pjesë në punëtorinë planifikuese të Ekipit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Të pranishme ishin edhe Drejtorja rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Zhvillimit (UNDCO), Gwi Yeop Son dhe Koordinatorja për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.Kryeministri shprehu me këtë rast mirënjohjen për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës të gjitha organizatat e Kombeve të Bashkuara që veprojnë këtu.

“Që nga viti i kaluar agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë qenë në ballë të frontit të luftës kundër pandemisë COVID-19 dhe ne kemi përfituar nga angazhimi i tyre aktiv dhe koordinimi i afërt me partnerët e tjerë. Ne nuk do të mund të reagonim me shpejtësi ndaj krizës pa mobilizimin nga partnerët tanë të zhvillimit dhe pa punën e agjencive të KB-së. Këtu përfshihen edhe përpjekjet jetike të vaksinimit, ka thënë ai.Kryeministri foli për pengesat politike dhe mungesën e perspektivës zhvillimore, të cilat e ngadalësojnë bashkëpunimin me agjencitë e OKB-së.

”Duke pasur parasysh se Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, pra nuk është në gjendje t’i ushtrojë të gjitha mundësitë që kanë anëtarët e tjerë të OKB-së. Qëllimi ynë është të kapërcejmë këto pengesa dhe të ecim përpara. Për këtë, ne kemi nevojë para së gjithash, për dialog dhe diskutim të hapur me partnerët tanë në mënyrë që të mund të harmonizojmë prioritetet dhe qëllimet tona, duke integruar njëkohësisht agjendën kombëtare të zhvillimit, agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe agjendën e integrimit evropian”, tha kryeministri Kurti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë