Loading…

Kurti flet për shkëmbim territoresh, nuk e përjashton mundësinë e demarkimit të kufijve me Serbinë

  • 27/01/2021 | 00:01

Kurti flet për shkëmbim territoresh, nuk e përjashton mundësinë e demarkimit të kufijve me Serbinë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin virtual të mbajtur ditën e djeshme me Qendrën Ndërkombëtare të Studimeve ‘Woodroë Wilson’, nuk e ka mohuar mundësinë e demarkimit të kufinjve me Serbinë, në rast të njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se duhet theksuar se përmbajtja e marrëveshjes është më e rëndësishme sesa koha. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë gabime. Më lërni të theksoj disa parime që mendoj se janë mjaft të rëndësishme: Ne nuk duhet të kemi dialog ku përmendet shkëmbimi territorial. Kufiri ekziston mes Kosovës dhe Serbisë, i cili më pas do demarkohet pas njohjes së përbashkët diplomatike”, ka deklaruar Kurti.

Kurti këtë deklaratë e ka dhënë pasi është pyetur për perspektiven e tij karshi dialogut Kosovë-Serbi. Ky i fundit ka thënë se nuk është për dialog me shkëmbim territorial.

Qasje të njëjtë kryetari i subjektit politik opozitar në legjislaturën e fundit nuk kishte karshi demarkacionit me Malin e Zi, e cila shihej si pika e fundit për përmbushje të kritereve të liberalizimit të vizave. Kurti e kundërshtonte zëshëm demarkacionin, për të cilin pretendonte se në rast zbatimi, do të dhuroheshin 8200 hektarë tokë.

Pasi që ishte vënë në votim në Kuvend marrëveshja e demarkimit të kufijve me Malin e Zi, Vetëvendosje kishte hedhur në institucion gazlotsjellës për ta parandaluar atë.

Një veprim të këtillë e kishte parë si zhgënjyes ish-ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Greg Delaëie. “Dita e sotme ishte një zhgënjim i madh kjo nuk duhej të ndodhte. Kosova është më e mirë se kaq kjo nuk duhej të ndodhte në një realitet evropian“, deklaronte ai.

Së fundmi, Delawie i ka krahasuar protestat në Kapitol Hill përpara inaugurimit të presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara Joe Biden me ato të Vetëvendosjes në Kuvend.

“Ngjarja e sotme në Capitol Hill më kujton muajt e mi të parë në Kosovë, në vitin 2015 kur disa politikanë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për t’i bllokuar deputetët.Ashtu si sot, politikanët ishin të gatshëm ta japin demokracinë për ta arritur pushtetin”, shkroi Delaëie në Tëitter.

I pari i Vetëvendosjes, për shkak të aktvendimit të gjykatës më 2018’ën, duke u dënuar me kusht për shkak të hedhjes së gazlotsjellësit në Kuvend, nuk ka arritur të sigurojë certifikimin si kandidat për deputet për zgjedhjet qendrore edhe pas ankesës së dërguar në PZAP.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë