Loading…

Kurti fton biznesmenët japonezë ta vizitojnë Kosovën

  • 28/09/2022 | 23:05

Kurti fton biznesmenët japonezë ta vizitojnë Kosovën

Gjatë ditës së fundit të qëndrimit në Japoni, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, zhvilloi një bashkëbisedim me biznese të mesme dhe të mëdha japoneze në kuadër të Forumit Ekonomik të organizuar nga Instituti Japonez për Investime të Jashtme.


Në adresimin e tij hyrës, kryeministri Kurti fillimisht shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjet e vazhdueshme që i ka dhënë Japonia Kosovës në zhvillimin e shumë sektorëve me rëndësi.

“Përfaqësuesit e bizneseve në këtë forum, u njoftuan me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe me indikatorët më të fundit ekonomik dhe demokratik të vendit. Kryeministri Kurti dhe ministri Murati, prezantuan para tyre karakteristikat kryesore të vendit dhe pse ato e bëjnë Kosovën vend tërheqës për investime të huaja. Ata ndër të tjera veçuan pozitën gjeografike të Kosovës, popullsinë e re dhe fuqinë punëtore të re dhe të talentuar”.

Kurti i ftoi bizneset që ta vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë mundësitë e investimeve që vendi ynë ofron.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë