Loading…

Kurti: Gratë e vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar, kanë qenë viktima dhe luftëtare

  • 22/10/2022 | 11:05

Kurti: Gratë e vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar, kanë qenë viktima dhe luftëtare

Edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë.


Kurti ka thënë se nuk ka pasur ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira në përpjeket për liri e paqe.

Ai ka thënë se gratë, nëpër periudha të ndryshme kanë mbajtur armë të ndryshme në dorë, mirëpo me vetëm një qëllim, paqen.

“Nuk ka pas ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira për liri dhe paqe dhe angazhimi i grave nuk ka munguar në shtetndërtim. Ato kanë mbajtur armë të ndryshme në dorë me një qëllim të vetëm për paqe për të gjithë. Pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë e siguron suksesin tonë Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë sakrifikuar shumë kanë qenë viktima dhe luftëtare, kanë kontribuuar në kategori të ndryshme dhe kanë kontribuuar në demokratizimin. Gratë kanë udhëhequr jo vetëm politikat por njerëzit i besojnë grave po aq sa burrave kur vjen puna të siguria”, ka thënë Kurti.

“Përkundër progresit pozitiv qe kemi bërë në shoqëri sfidat janë të mëdha. Si kryeministër shprehi gatishmërinë për përkrahjen e grave në fuqizimin e tyre dhe shtimin e pjesëmarrjes së tyre. Nuk mjafton vetëm pjesëmarrja por kontributi aktiv dhe pjesëmarrja do të thotë se ato kontribuojnë prej kësaj pjesëmarrje . Gratë duhet të njihen për kontributin e tyre se një gjë e tillë u ka munguar për një kohë të gjatë”, ka shtuar Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë