Loading…

Kurti: Himni i politikanëve, rreth korrupsionit të bashkuar

  • 04/06/2017 | 15:10

Kurti: Himni i politikanëve, rreth korrupsionit të bashkuar

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që t’i bashkohen këtij subjekti për t’i gjykuar me forcën e shtetit të gjithë politikanëve himni i të cilëve quhet rreth korrupsionit të bashkuar.


Kurti ka garantuar në Viti se Vetëvendosje nuk do të ndalet para asnjë krimineli por të gjithë ata do të gjykohen.

Sipas tij, me Vetëvendosjen në qeverisje për njerëzit e ndershëm jeta do të jetë shumë e lehtë, ndërsa për të korruptuarit shumë e vështirë.

Derisa ka thënë se korrupsioni nuk po zvogëlohet, iu ka drejtuar qytetarëve në Viti, duke iu thënë se e kanë shansin unik që gjendja në vendi të ndryshohet një herë e përgjithmonë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pas 11 qershorit nis prodhimi e zhvillimi. Në këto zgjedhje nuk ka krahë të luftës e as të paqes. Ata të krahut materialist kanë bërë koalicion, ata të paqes janë ata me lëvizjen që ju do të vendosni më 11 qershor. Vitinë e Kosovës nuk mund ta zhvillojnë ata që kanë përfituar nga mungesa e zhvillimit. Më 11 qershor duhet të vendosini për fatin e politikanëve. Ata që kanë bërë krime duhet t’i arrestojnë”, th ai.

Ai shtoi se VV do t’i ndihmojë prodhuesit vendor, të cilët do të rriten, ndërsa, popullata do të punësohet.

“Rinia është me VV por me ne duhet të bëhen të gjithë, t’i heqin qafe gjithë këta politikanë himni i të cilëve quhet rreth korrupsionit të bashkuar”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë