Loading…

‘Kurti i bëri të gjithë armiq, Ramën, Trump’in, BE’në dhe nuk arriti të miqësohej me administratën Biden’

  • 15/11/2021 | 18:24

‘Kurti i bëri të gjithë armiq, Ramën, Trump’in, BE’në dhe nuk arriti të miqësohej me administratën Biden’

Gazetari Berat Buzhala, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke ia numëruar ‘armiqësitë’ e krijuar me aleatët kryesor të shtetit të Kosovës, përcjellë Gazeta Metro.


Përmes një status, Buzhala ia ka numëruar një nga një ftohjen e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me miqtë e saj tradicional, që a pas ardhjes së Albin Kurtit në krye të ekzekutivit.

Ai ka thënë se Kurti u bë armik i kryeministrit Edi Rama, BE’në dhe ish-presidentit Donald Trump si dhe nuk arriti të miqësohej me administratën Biden.

“Kurti u bë armik i kryeministrit shqiptar, u bë armik i Trump dhe nuk arriti të miqësohej me administratën Biden. Ai u bë armiq në politikën rajonale dhe ai u bë armiq më BE. Tani tregon se ai e ka bërë armiq edhe popullin e Kosovës. Është fati i populistëve. Revolucioni të ha..” ka shkruar ndër të tjera Buzhala në Twitter.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë