Loading…

Kurti i diskuton ‘elementet e kornizës së marrëveshjes’ me Lajcakun

  • 22/10/2022 | 16:24

Kurti i diskuton ‘elementet e kornizës së marrëveshjes’ me Lajcakun

Zyra e Kryeministrit ka dalë me një komunikatë për takimin që zhvilloi kryeministri Kurti me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.


Në njoftim nuk u tregua shumë përveç disa temave që u folën, por duke theksuar se ka diskutuar edhe për elementet e kornizës së marrëveshjes me Serbinë.

“Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti e falënderoi  Lajçakun për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.​

Për marrëveshjen me njohje reciproke refuzoi të fliste emisari Lajçak, i cili tha se është një çështje që varet plotësisht nga Kosova dhe Serbia.

Lajçak për takimin foli pak më parë për gazetarët në Prishtinë. Megjithëse edhe ai ishte i rezervuar në dhënien e detajeve, ai zbuloi edhe tema tjera që kishte folur me Kurtin.

Ndër to ishte edhe kërkesa e BE-së dhe SHBA-së për shtyrjen e afatit të vendimit të targave, propozimi franko-gjerman dhe mbarëvajtja e procesit të dialogut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë