Loading…

Kurti i drejtohet Kuvendit: Kërkon seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme

  • 14/01/2022 | 17:38

Kurti i drejtohet Kuvendit: Kërkon seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme

Përmes një komunikate kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 14:00, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë komunikatë thuhet se në këtë seancë të jashtëzakonshme do diskutohet synimi i Serbisë për të mbajtur referendumin kushtetues në territorin e Kosovës.

‘’ Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se sot kryeministri Kurti zhvilloi takim me presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, pas takimit që kishte me përfaqësuesit e shteteve të QUINT’it të cilët thanë se duhet të lejohet mbajtja e këtij referendumi.

Kjo është komunikata e plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca,  me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendi/ Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00. Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.  Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë