Gazetari Valon Syla, ka komentuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, drejtuar opozitës për fazën finale të dialogut me Serbinë, sipas Sylës, kryeministri Kurti i ka numrat dhe fuqinë politike për t’i kryer punë vet dhe për këtë arsye opozita nuk ka kuptim për t’i ndihmuar kur ai ka fituar mbi 50% të elektoratit, shkruan Gazeta Metro.
Syla tha se qa vota sa ka kërkuar Kurti, aq edhe i ka marr dhe për këtë arsye duhet të punojë.
Ai tha se opozita do duhej ta ndihmonte shefin e qeverisë në dialog me Serbinë, nëse ai nuk do të kishte fuqinë politike në Kuvend.
Gazetari Syla madje argumentoi në detaje fuqinë politike të Kurtit.
Postimi i plotë:
Albin Kurti i kërkonte 51%, nganjëherë edhe 60% nëpërmes Bislla Bislimit në zgjedhje për me i kry punët vet. Opozita kish pas kuptim me e ndihmu nëse si ka numrat Qeveria Kurti2, nëse interesi nacional pernime e kerkon një gjë të tillë. Por këtu kemi të bëjmë me 2/3 e parlamentit, që i ka koalicioni qeverisës Kurti2. Apo 65% e votës shqiptare të vendit. Pra, hajde grahni punës. Leni kopallat.Edhe marone naj video qitash./gazetametro.net