Albin Kurti duke folur për gazetën britanike ‘The Guardian’ ka thënë se Kosova ka nevojë për proces të ri të vetingut, shkruan Gazeta Metro.
Kurti tha se është i interesuar në sistemin britanik për pasurinë që nuk mund të arsyetohet dhe për një proces të ri të vetingut, të udhëhequr nga një kryeprokuror dinamik.
“Ne kemi nevojë ta prodhojmë Eliot Ness-in tonë dhe ai duhet të jetë personi më i famshëm në vendin tonë”, tha Kurti, transmeton Gazeta Metro.
“I kemi gati 200 prokurorë, por disave prej tyre u mungon dija, disa të tjerëve u mungon guximi, e disave u mungojnë të dyjat. Ata duhet të çlirohen nga shteti”, shtoi lideri i LVV-së../gazetametro.net