Loading…

Kurti i kërkoi takim urgjent Haradinajt: Zbardhet letra që ky i fundit ia ktheu, ku i thotë se do ta pengojë qeverisjen e tij

  • 28/02/2020 | 18:43

Kurti i kërkoi takim urgjent Haradinajt: Zbardhet letra që ky i fundit ia ktheu, ku i thotë se do ta pengojë qeverisjen e tij

Gazeta Insajderi ka siguruar letërkëmbimet në mes të Kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj për një takim urgjentë në mes tyre, për heqjen e taksës.


Këtë ftesë urgjente, Haradinaj përmes një konferenca tha se e ka refuzuar për shkak se qëndrimet e tij për taksën 100 përqind janë publike.

Në letrën të cilën Haradinaj i ka kthyer Kurtit, thuhet se dje ai hoqi taksën pa kushte dhe oa asnjë kundërvlerë për Kosovën.

Derisa në këtë letër të siguruar nga Insajderi Kurti vazhdon të cilësohet mashtrues nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Gjenialiteti i planit të tij mashtrues dështin duke besuar se mund t’i mashtrojë qytetarët e Kosovës duke e copëtuar vendimin taksësn! Secila sekuencë është mashtrimë më vete, me vetëm një të vërtetë – dorëzimin para Serbisë dhe heqjen e taksës pa kushte!”, thuhet në letërën të cilën AAK i ka kthyer Kurit.

Kryeministri, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme përmes një konference të jashtëzakonshme njoftojë se më 15 mars do të marr vendim për heqjen e taksës 100 përqind për lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Derisa ka shpalosur shtatë pika lidhur me heqjen e taksës, pika këto të cilat i ka përcjell në letrën dërguar Haradinajt.

Ramush Haradinaj kishte vendosur taksën 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës në nëntor të vitit 2018 deri në një kohë kur Serbia ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë