Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, të dielen kishte deklaruar se njerëzit e kryeministrit Albin Kurti, “po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan”, shkruan Gazeta Metro.
Pretendime të tilla ka mohuar gjatë një deklarate të martën vetë Kurti duke i cilësuar këto raportime si lajme të rrejshme, duke u krekusor me protestat që VV’ja i mbante nga e kaluara.
“Kam parë që kanë qarkulluar disa lajme të rrejshme për atë se Lëvizja Vetëvendosje planifikon protesta. Natyrisht në këtë shekull protestat më të fuqishme i ka bërë VV-ja dhe ndoshta kur njerëzit e mendojnë protestën, e mendojnë VV-në. Mirëpo, kjo nuk flet asgjë për neve, flet për ata”, tha Kurti.
Vetë Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po përgatisin njerëzit e tyre për protesta kundër projektit të gazit amerikan.
“Tash, kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan. Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton. Çka don ky njeri nga Kosova?”, ka shkruar të dielën Haradinaj./gazetametro.net