Loading…

Kurti i qahet Erdoganit për dhunën e milicisë serbe, s’përmend qortimin e penalizmin e Perëndimit

  • 31/05/2023 | 23:56

Kurti i qahet Erdoganit për dhunën e milicisë serbe, s’përmend qortimin e penalizmin e Perëndimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka diskutuar edhe për situatën e tensionuar në veri.


Kurti ka thënë se Erdoganit i ka përcjellur edhe shqetësimet e tij, siç ka shkruar ai, rreth “milicisë së dhunshme serbe” ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave.

Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se Erdoganin e ka uruar për rizgjedhjen president në zgjedhjet e fundit që u mbajën në Turqi

“Në një telefonatë me Presidentin Erdogan e urova për rizgjedhjen presidentit dhe diskutova marrëdhëniet tona bilaterale dhe ngjarjet aktuale. I përcolla shqetësimin e tij për dhunën e milicisë së dhunshme serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë, pushteti mund të merret vetëm me votë– asnjëherë me dhunë”, ka shkruar Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë