Loading…

Kurti i thotë Die Presse austriake se ja imponuan zgjedhjet, ky s’kishte të bënte as me 51 për qind

  • 11/06/2026 | 20:58

Kurti i thotë Die Presse austriake se ja imponuan zgjedhjet, ky s’kishte të bënte as me 51 për qind

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes  Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend nuk ishin dëshirë e qeverisë së tij, por se ato iu imponuan.

Në një intervistë për gazetën austriake Die Presse, Kurti tha se, pavarësisht humbjeve krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sërish si forca më e madhe politike në vend.

“Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi 43 për qind, por kjo ende nuk përfshin votat e diasporës”, u shpreh ai.

Kurti bëri të ditur se po presin rezultatet përfundimtare zgjedhore dhe më pas do të zhvillojnë bisedime me partitë e tjera politike. Ai shtoi se edhe në mandatin e kaluar qeveria e tij kishte përfshirë përfaqësues të të gjitha grupeve etnike dhe shprehu bindjen se një qasje e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Die Presse: Në Kosovë u zhvilluan vetëm zgjedhje parlamentare. Partia juaj, Vetëvendosje, është bërë përsëri forca më e fortë, por pësoi humbje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. A ishte pra një ide e mirë të mbaheshin zgjedhje?

Albin Kurti: Zgjedhjet na u imponuan. Ne nuk i donim. Por ne jemi përsëri në epërsi. Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi 43 përqind, por kjo ende nuk përfshin votat e diasporës. Po presim rezultatet përfundimtare dhe më pas do të hyjmë në bisedime me partitë e tjera. Herën e fundit, qeveria jonë përfshinte gjithashtu përfaqësues nga të gjitha grupet etnike. Dhe jam i sigurt se kjo do të mbetet kështu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë